Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dasma e vitit, që shkaktoi polemika: Këngëtari i njohur martohet me modelen 31 vjet më të vogël

-640-0-1675246142xmarc2-463

Këngëtari i njohur Marc Anthony, 54 vjeç, u martua me ish-konkurrenten e Miss Universe Nadia Ferreira, 23-vjeçe, në një ceremoni luksoze në Miami, pas tetë muajsh fejesë.

Martesa ka shkaktuar debat në rrjet, për shkak të diferencës së madhe në moshë mes këngëtarit dhe modeles.

David Beckham, Salma Hayek dhe Lin Manuel Miranda ishin mes të ftuarve në aferën e mbushur me yje, e cila u zhvillua në Muzeun e Artit Perez.

Në dasmë munguan ish-bashkëshortja e Marc, diva e muzikës pop Jennifer Lopez, bashkëshorti i saj Ben Affleck si edhe binjakët që ata kanë së bashku Emme dhe Max.

Kjo është martesa e katërt e Anthony. Ai ka qenë i martuar me mbretëreshën e bukurisë Dayanara Torres nga viti 2000 deri në 2004, me Lopez nga viti 2004 në 2014 dhe modelen Shannon De Lima nga 2014 deri në 2017.

Ai ka 6 fëmijë: Ariana, 28 vjeçe dhe Chase, 26, me ish të dashurën Debbie Rosado; si dhe Cristian, 21 vjeç, dhe Ryan, 18, me Torres. Ai ndan po ashtu binjakët 14-vjeçarë, Max dhe Emme, me Jennifer Lopez.

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony ishin një nga çiftet më të përfolur në botë për gati një dekadë.

Dy këngëtarët e suksesshëm ishin të lidhur për disa kohë pasi u njohën, megjithëse martesa e tyre formalisht zgjati vetëm shtatë vjet.

Dy superyjet u divorcuan në vitin 2011 dhe vendosën të rindërtonin jetën e tyre me njerëz të tjerë.

Jenifer Lopez raportohet se ka qenë kundër martesës së ish-bashkëshortit të saj me një 23-vjeçare, pasi sipas saj, ajo nuk mund të jetë në gjëndje të kujdeset për dy fëmijët e saj, kur të kalojnë kohë me babain e tyre Marc Anthony.

Related Posts

Leave a comment