Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Goditet me thikë në banesë 30-vjeçari në Vjenë, autori një zyrtar shtetëror shqiptar

-640-0-1675251978xkronik1-825

Një 30-vjeçar shqiptar dyshohet se ka sulmuar me thikë një person tjerër në një apartament në qytetin e Vjenës.

Mediat austriake duke cituar policinë shkruajnë se një burrë 30-vjeçar, me profesion jurist në Shqipëri, u pa me gjurmë gjaku në trup por i pa lënduar, teksa dilte nga apartamenti ku ndodhi plagosja.

I plagosuri nga ana tjetër ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në banesë u gjet thika me të cilën u krye sulmi si dhe u arrestua avokati shqiptar.

30-vjeçari, zyrtar shtetëror shqiptar, u dërgua në burg për një kohë të pacaktuar me urdhër të prokurorisë publike të Vjenës.

Zyra e Policisë Kriminale në Vjenë, mori përsipër hetimin dhe pritet marrja në pyetje të plagosurit për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Related Posts

Leave a comment