Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Spanja planifikon të dërgojë 6 tanke “Leopard” në Ukrainë

-640-0-tanke-SHBA

Spanja planifikon të dërgojë midis katër dhe gjashtë Leopard 2A4 në Ukrainë, sipas burimeve qeveritare të cituara nga El Pais.

Numri përfundimtar do të varet nga gjendja e 53 tankeve të ruajtura për një dekadë në Zaragoza, restaurimi urgjent i të cilëve po negociohet nga ministria e mbrojtjes me industrinë ushtarake dhe kontributin e vendeve të tjera.

Deri më tani, Gjermania ka njoftuar dërgimin e 14 Leopard 2 “si hap i parë” dhe Kanadaja ka premtuar se do të dërgojë tanke. Përveç tankeve, Ministria e Mbrojtjes mund të furnizojë Kievin me një paketë pjesësh këmbimi për tanket.

Dorëzimi i municioneve (predha 120 mm) paraqet më shumë vështirësi, pasi Spanja nuk i prodhon ato dhe do të ishte e nevojshme t’i drejtohej stokut të ushtrisë.

Të enjten e kaluar, një takim i parë i koalicionit të vendeve të gatshme të furnizojnë Leopardin në Kiev u mbajt përmes video-konferencës, i mbajtur nga ministri i ri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, dhe ku morën pjesë homologët e tij nga Kanadaja, Portugalia, Spanja, Holanda dhe Finlanda.

Çuditërisht, Polonia, nuk ishte e pranishme në takim, edhe pse ishte vendi që nxiti më shumë mbajtjen e takimit për të furnizuar Ukrainën me tanke dhe që tha se do t’i dorëzonte ato edhe pa lejen e Berlinit.

Related Posts

Leave a comment