Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Skënder Kamberi, kalorësi i palodhur o pikturës

download (6)

Edi Kojani

DY FJALE PER ‘PIKTORIN E POPULLIT’ SKENDER KAMBERI me rastin e 84 vjtorit te lindjes.
Skender Kamberi u lind ne Vlore ne 1939.Mbas Liceut artistik Jordan Misja kryen dhe diplomohet ne Institutin e Larte te Arteve ne 1965.Ka marre pjese ne gjithe ekspozitat lokale e kombetare dhe ka marre mjaft çmime.
Punet e tij jane ekspozuar ne Austri,Bukuresht,Kine,Athine,Egjipt,Algjeri,Rome e Gjermani.
Ka qenè Kryetar i Deges se Lidhjes se Shkrimtareve dhe Atisteve te Vlores dhe vonè dhe Sekretar i Lidhjes se Shqiperise.
Sa shikon pikturen e Skenderit,te godet koloriti qe se bashku me ekspresivitetin e penelatave perbejne karakteristiken kryesore te stilit te tij me individualitet te spikatur.Linja e veprave te tij eshte epiko- lirike dhe kjo kush e njeh Skenderin e lidh ( perveçse me historine qe eshte i prirur ti referohet) me temperamentin e tij te gjalle,pasionant,i ngrohte e jetesor.
“KALORES I PALODHUR I PIKTURES” – keshtu do ta quante piktori Bashkim Ahmeti Skenderin.
Ne pikturen e Skenderit nderthuren elemente te rrymave te ndryshme te ndaluara per kohen,si foviste, kubiste,ekspresioniste apo abstrake. Keto jo me shume si ndikime sesa si shprehje intuitive e talentit te tij qe rridhnin e nderthureshin natyrshem ne shtratin e tij piktorik .Vepra te Skenderit : Ndihma e shokut,Nendeteset,Betimi i Vrana Kontit,Vajza e valeve,Demostrata e bukes e vitit 1942,Kapedan Sali Vranishti Tragjedia e Otrantos ,etj, etj.Do ta mbyll me nje shprehje te vete Skenderit qe perben filozofine artistike te piktures se tij: Qielli mund te pikturohet edhe blu.

Leave a comment