Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

ME SUL PITARKËN fragment…

Aktori-Sulejman-Pitarka-1

Astrit Çerma

Kur jetuam një vitë në LosAnxhelos, më fton Timo Flloko të shkojmë dhe të takojmë Sulën, tek i biri..
Unë kisha marr vesh se Sul Pitarka ishte së bashku me gruan tek djali i tij i vogël në Nju Jork, por këtu mora vesh se, pak paska ndejt atje,
Djalin e madh, mbasi kishte punuar disa vjet tek qëndra qëndrore sizmike në Japoni, e kishin kërkuar këtu në Kaliforni si një nga specialistët më mirë të studimeve dhe parashikimeve të tërmeteve.
Tek ai, nja një orë e ca larg nesh, kishte nja tre muaj që jetonte…
Kur u takuam, si një fëmijë i vogël që gëzohet për një dhurate të pa pritur, i buzëqeshte i gjithë trupi..
Thërriti gruan, mbesën e vogël, na sorollati nëpër shtëpi duke na treguar se si ishte sistemuar i biri dhe, së fundi..
– Hajdeni, hajdeni, na ftoi,- t’ju tregoi edhe strehzën time.. Strehzën ku pi kafen e mëngjezit dhe cigaren e parë pas gjumit..Ja.
Ishte një kënd i sajuar, nga pas shtëpisë, në një cep pas kollonës që mbante strehën e verandës, me një karrige shpinëgjatë, me një tavolinë të vogël ku mbi të ishte vetëm një tavull duhani dhe një stilolaps, dhe, varur në një vegjë, një gozhup me kokore..
– Çohem në pikë të sabahut, ndaj e bëj vetë kafen e parë. Vij këtu, vesh gozhupin dhe, o,ho,ho,hooo, ndez një cigare, rrufis kafen, edhe tymos për shtatë palë qefe. Para se të ndez të dytin nxjerr nga xhepi i këtë, dhe e ve këtu pran stilolapsit..
Ishte një bllok i vogël dhe i holl, thuajse me 10 a 12 fletë..
– E kam kalendar. Ka të gatshëm plot, por unë kam frikë se mos ka ndonjë gabim në to, prandaj e kam sajuar vetë..
I bëri zë gruas të na bëj kafen dhe mbasi të sillte aty 2 karrike të tjera të na begeniste edhe “ me nga një të vockël” e pak “mezeçkë”…
– Sebepi juaj ta kthej edhe unë një gotë se më “thau” fare kjo me të birin: jo po alkoli të bën keq, jo po.. lesh hamami..
Me këmnguljen e vazhdueshme të djemëve që të vinin e të jetonin me ta, vendosën burrë e grua ta provonin një herë për një vitë, ndaj, para se të niseshin shtëpinë e lëshuan me qera deri më 16 gusht…
– Ja, ç’fletoi kalendrin e sajuar, – Çdo mëngjes, ditën që kaloi e rrethoj me një rreth dhe i ve një kryq. E fshij..Mezi pres të fshij atë datën 15 gush se të 16-tin, he, i kemi prerë biletat, e kemi rrugë. Jo..Nuk po e shtyjmë dot këtu..Joo.. Fëmijët jan fëmijë, po, ata kan jetën tyre, kan vrullin e tyre, por..ehh..Më merr malli për të gjitha, morpo edhe për atë copë qiell që shihja nga dritaria kur zgjohesha në mëmgjes..Për të gjitha..Eh.. Ja gëzuar e ju lumshin këmbët që më erdhët..
Trokitëm gotat. Gotën e tij e ktheu pothuajse në fund, na shkeli syun, dhe pasi shikoi andej nga mund të vinte e shoqia e mbushi prapë si për fillim..
– Ehh..Gënjej veten se ajo ma di aq mirë “gratacionin” e pirjes sa s’ka marifet që ta qetësoi. Pasi të ikni ju, he, he: avazi. Po, s’ka faj, jo..Të dy tërë ditën mbetemi si qyqar. Mundohet djali, bëhet copë nusia, po, ë, hë. Të dy vetëm, bëjmë ç’bëjmë e shpikim sebepe për tu grindur e shamatuar se, po na myket goja për një çikë muhabet me të tjerët..Djali dhe nusia kur thehen pas orës 6, të lodhur, megjithse përpiqen po, eh.. s’kan nge të shplodhen e jo më të hargalisin muhabetin kot së koti me ne. Vijnë shokët e djalit e shoqet e nuses, po ku ja shkrepim amerikançe ne. Edhe me mbesën, si guak mbetemi, se ajo as shqip e as inglisht nuk di..Flet vetëm japonisht se atje në japoni u bë kaq…E, po, në këtë moshë të fillojmë joponçen ne, vetëm të lajthisim nga ment.
Na zgjati paqetin. Mori edhe Timua një cigare.
– E ke nisur edhe ti o Timo?..e pyeti..
– Jo dha Timua, e tymos kot, sa për të thënë..
– Unë nuk rri dotë as dhe një orë pa u mbushur me frymë me këtë. E kam si ilaç për të gjitha, E dini: Kur isha i shtruar në 93-shin për operimin e këtij syut në një nga spitalet më të mira të Moskës. Pasi më bën analizat, siç ishte rregulli: për të dy sytë, më vjen doktorri, shefi i pavionit, dhe më pyet për syun që e kisha të shëndosh:
“ Dalluam një operacion të vjetër në të. Kur dhe ku e keni kryer?”
“ O,hu, i thashë, këtu e 10 vjetë më parë në Tiranë.”
“ Ashtu..Bravo. Paskeni mjek të mrekullueshëm. Këtë lloi oper-acioni tek ne e kryejn vetëm mjek të veçantë”..
Që nga kjo bisedë ne u bëmë “shokë të ngusht”. Çdo mëngjes, por edhe sa herë gjente kohë vinte e bisedonim të dy..
Atë ditë që do të dilia nga spitali, më solli dhuratë një vëllim nga kritiku i madh i artit skenik rus Bjelinski. Ma dha, dhe..
“ Me që, në çdo bisedë që kemi bërë bashkë, më tha,- veçanërisht për dy gjëra, gruan dhe duhanin, vazhdimisht ke folur me pasion e dashuri, at’herë më thuaj të drejtën: – Kë do më shumë: gruan apo duhanin?!”
“ Duhanin. ju përgjegja flakë për flakë.”
“ Duhanin!!”..
“ Po duhanin..Gruaja nuk ka orë e minut, të mos më thotë:- Lëre këtë farmak..Kurse duhani asnjëher nuk më ka thënë:- Lëre atë shtrigë plakë…

A.Çerma. Nga cikli në librin “Njerës të rrugë sime..”.

Leave a comment