Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shembet mbikalimi në hyrje të qytetit të Shkodrës, u rikonstruktua vetëm pak muaj më parë

-640-0-74dd5115cee9d73f5c61c0634e9620cb

Mbikalimi në hyrje të qytetit të Shkodrës është shembur.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa nuk dihet nëse është goditur nga ndonjë mjet i lartë apo është shembur vetë nga punimet pa cilësi.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Mbikalimi u rikonstruktua vetëm pak muaj më parë.

Rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.

Leave a comment