Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Takim entuziast me elektroatin/ Lefter Maliqi: Rruga 3 km do bëhet asfalt brenda tetorit

Lef maliqi kryesore

Kandidati për kryebashkiak i Kuçovës, ish deputeti i tre legjislaturave, Lefter Maliqi, vijon me sukses takimet elektorale në zonat e përfshira në territorin e kësaj bashkie. Zyra e shtypit e kandidatit Maliqi, tashmë të konfirmuar zyrtarisht si garues potencial pretendent për fitimin e garës, sqaron se ky është turi i fazës së dytë parapërgatitore të betejës elektorale. Një tur i vlerësuar brenda pritshmërive të suksesshme dhe që e përforcon pritshmërinë e fitores.

“Velagosht-Kuçovë, takim entuziast! Rruga 3 km do bëhet asfalt. Premtim i dhënë dhe do mbahet me inagurim shiriti brenda muajit Tetor. Ky premtim do përmbushet brenda 3 mujorit të parë si Kryebashkiak. Kuçova kantier ndërtimi!” shkruan vetë deputeti në një postim komunikimi me publikun e gjerë në rrjetin social FCB. /Arberia News

Leave a comment