Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I vdekuri zgjidhet kryetar bashkie, u vra pak para nisjes së votimeve

-640-0-1675852932xcapture-989

Një qytet në Ekuador ka zgjedhur një kryetar bashkie të vdekur, pasi kandidati Omar Menéndez u qëllua me armë zjarri, ditën e shtunë, pak orë para se të nisnin votimet.

Ngjarja u regjistrua në qytetin e Puerto Lopez kur persona të armatosur hynë në zyrën elektorale të Menéndez dhe qëlluan ndaj të pranishmëve duke i marrë jetën kandidatit për kryebashkiak dhe një adoleshenti.

Tashmë, sipas të gjitha gjasave një tjetër kandidat nga partia do ta zëvendësojë Menéndez për të drejtuar bashkinë e Puerto Lopez.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij krimi, ndërkohë që nuk ka asnjë të dyshuar të arrestuar deri në këto momente.

Zgjedhjet lokale në Ekuador u mbajtën të dielën pas një vale të përshkallëzuar krimi, lidhur me ndikimin në rritje të bandave kriminale të drogës në Andeve.

Kjo nuk është hera e parë që një kandidat vritet. Dy javë më parë, një ngjarje e ngjashme u shënua në Salinas, ku kandidati Julio César Farachio u vra gjithashtu me armë zjarri, por që autori u arrestua.

Numri i vrasjeve në Ekuador është rritur në mënyrë të dukshme me praninë e shtuar të bandave të trafikut të drogës që veprojnë në këtë shtet.

Related Posts

Leave a comment