Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Inventari i emergjencave civile për fatkeqësitë natyrore, mjetet e pamjaftueshme

auto_Capturesa1676295901

Intensiteti i fatkeqësive natyrore po shpeshtohet nga viti në vit si pasojë e ndryshimeve klimaterike.

Zjarret, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe tërmetet, diku ngjarje me probabilitet të ulët, tani janë bërë të zakonshme jo vetëm duke sjellë dëme ekonomike, por një rrezik evident për jetët njerëzore. Tërmeti shkatërrues në Turqi ka hapur një debat global se si bota duhet të përgatitet për tu përballuar me këto fatkeqësi.

Tërmeti i vitit i madh i 26 nëntorit 2019, mbi të gjitha zbuloi dobësitë e shtetit shqiptar për tu të përballuar me fatkeqësi të tilla. Tashmë po bëhen tre vite nga ngjarja e tërmetit, nuk janë bërë përparime as aspektet më të thjeshta si edukimi i popullatës, krijimi i hapësirave për evakuim dhe përforcimi i emergjencave civile të cilat ende kanë boshllëqe në pajisje dhe në njerëz.

Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka nën mbikëqyrje Agjencinë e Mbrojtjes Civile prefekturat aktualisht janë vetëm 524 çadra për strehim, 6 gjeneratorë dhe 6 autobote uji.

Lista zyrtare pajisjeve, mjeteve dhe burimeve njerëzore në rang kombëtare duke përfshirë prefekturat dhe Ministrinë e mbrojtjes tregojnë për kapacitete të kufizuara në rast fatkeqësish. 524 çadra për strehim kuptohen që nuk janë të mjaftueshme as për një lagje të një qyteti të vogla në rast të një fatkeqësie si tërmeti i Durrësit 2019.

Ministria e Mbrojtjes nxori për konsultim publik vjeshtën e vitit të kaluar Strategjinë Kombëtare Për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë 2023-2030 në të cilën renditi boshllëqet që u zbuluan nga tërmeti i vitit 2019, të cilat duket se janë thelluar më tej.

Dikasteri i Mbrojtjes që ka në mbikëqyrje Agjencinë e Mbrojtjes Civile vlerësoi se faktorët kryesorë të riskut për rrezikun sizmik në Shqipëri përfshijnë infrastrukturën e dobët dhe ndërtimet e paligjshme dhe/ose të papërgjegjshme të ndërtesave, të cilat shpesh përfshijnë mosrespektimin e kritereve të sigurisë së vetë ndërtimit dhe vendosjen e ndërtesave në zona me risk të lartë sizmik siç është ish-këneta e Durrësit, ku një tërmet shkakton shembjen e ndërtesave.

Përveç kësaj, ekziston një nivel i ulët i sigurimit të pasurive të paluajtshme dhe aftësisë së popullsisë së varfër ekonomikisht (veçanërisht rurale) për t’u rimëkëmbur nga pasojat e tërmeteve.

Për më tepër, në Shqipëri ka 362 diga më të larta se 15 m me zona të populluara poshtë tyre. Ato janë relativisht të vjetra, veçanërisht ato në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apo pushtetit vendor, të cilat përbëjnë rreth 90% të digave dhe për rrjedhojë më të cenueshme ndaj aktivitetit sizmik. Gjithashtu, kërkohet edhe ndërtimi i digave të reja, disa prej të cilave në zonat e ekspozuara ndaj rrezikut sizmik nga pikëpamja gjeologjike.

Dokumenti i Ministrisë së mbrojtjes vë në dukje se ende ka kapacitete të kufizuara si për financat ashtu edhe për personelin e administratës vendore në trajtimin e risqeve dhe pasojave të tërmeteve. Kur bëhet fjalë për parandalimin e fatkeqësive, ekziston ende mosndëshkimi për individët dhe personat juridikë që ndërtojnë pa leje në toka ku ndërtimi është i ndaluar me ligj, ose injorojnë masat e ndërtimit rezistente ndaj tërmeteve. Për më tepër, ndërtesat (përfshirë ato historike dhe veprat e artit) dhe infrastruktura e dëmtuar më parë nga tërmetet ende nuk kanë përforcime strukturore për t’i bërë ballë tërmeteve të ardhshme dhe ka mangësi kur bëhet fjalë për standardet e rindërtimit.

Në rast tërmeti për mungesë fondesh do të ketë sfida lidhur me vlerësimin e ndërtesave dhe rikonstruksionin e godinave të vlerësuara nga autoriteti përkatës.

Gjithashtu, ende nuk janë konsoliduar njësitë organizative të mbrojtjes civile në administratën qendrore dhe strukturat e planifikimit dhe MC nëpër bashki, gjë që me shumë mundësi do të çojë.

Lista me burimet, njerëzore dhe mjetet për përballimin e situatave emergjente që krijojnë fatkeqësitë natyrore në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Prefekturave.

Leave a comment