Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksident në Krujë/ Motër e vëlla u përplasën teksa udhëtonin me makinë, përfundojnë në spital

auto_fgg1676543283

Dy të rinj, motër e vëlla, janë aksidentuar teksa udhëtonin me makinë dhe kanë përfunduar në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 të ditës së enjte, te kryqëzimi i Niklës, në Krujë, ku automjeti me drejtues 26 vjeçarin E. Ç., është përplasur me automjetin me drejtues 32-vjeçarin D. F.

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit E. Ç., dhe pasagjerja në këtë automjet, motra e tij 22-vjeçare, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Related Posts

Leave a comment