Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Milani takim me Realin për blerjen përfundimtare të Brahim Diaz, synimi është një shifër më e ulët

-640-0-6b9f301861fcbac6b36b71929f517f07

Goli në Champions League kundër Tottenham ka rindezur edhe njëherë temën se cila mund të jetë e ardhmja e Brahim Diaz. Spanjolli iu bashkua kuqezinjve tre vjet më parë në huazim nga Real Madrid dhe bëri njëjtin rrugëtim në verën e 2021 pasi të dy klubet ranë dakord edhe një herë për një marrëveshje huazimi dyvjeçar.

Është e qartë se edhe lojtari, pas këtij sezoni në të cilin ai ka filluar të lulëzojë, dëshiron të gjejë më shumë stabilitet dhe të ketë një të ardhme të sigurt.

Milani, siç u përmend, ka besim të madh te lojtari i cili nga ana e tij ka qenë shumë i lidhur me ngjyrat kuqezi që nga dita e parë. Për këtë arsye, në javët në vijim, klubi i Milanit do të ulet në tavolinë me Real Madrid për të negociuar.

Shlyerja e paracaktuar është rreth 22 milionë, por është e qartë se menaxhmenti i klubi italian do të përpiqet të punojë për të marrë një zbritje të shumës. Negocimi nuk ka hyrë ende në fazat e tij të nxehta dhe Milani duhet të presë për kushtet e vendosura fillimisht nga spanjollët që mbajnë kartonin e lojtarit.

Related Posts

Leave a comment