Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Parashikimi i horoskopit, e shtunë 18 shkurt 2023

-640-0-tlkrmhklrmjpg-1667249588
Dashi

Për të dashuruarit çdo gjë ka për të ecur më së miri sot. Do jeni më pozitivë dhe më të logjikshëm se kurrë ndonjëherë më parë. Edhe beqarët do jenë me shumë fat. Ata mund të kenë edhe dashuri me shikim të parë dhe shumë shpejt do mendojnë të hedhin edhe hapa gjigandë. Buxhetin po e menaxhuat me përkujdes dhe largpamësi gjendja ka për të ecur mjaft mirë.

Demi

Venusi, perëndesha e dashurisë do ketë ndikim akoma më të madh tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite. Çdo çast pranë partnerit ka për të qenë i jashtëzakonshëm. Beqarët nuk duhet të flirtojnë me cilindo që do ju dalë para sepse mund të lënë një përshtypje shumë të keqe. Në planin financiar gjërat do ecin mire nëse shmangni shpenzimet e tepruara.

Binjakët

Për ju të dashuruarit ka rrezik që kjo të jetë një ditë e vështirë. Do ju kujtohen disa probleme të vjetra që ende nuk i keni zgjidhur dhe ose do debatoni ose do doni të qëndroni larg partnerit. Beqarët do realizojnë papritur disa takime, por nuk do jenë ende gati për të hedhur hapa. Financat do jenë gjatë gjithë kohës të ekuilibruara, kështu që për këtë sektor nuk do keni për çfarë të qaheni.

Gaforrja

Yjet do e mbrojnë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe nuk do lejojnë të keni mosmarrëveshje me partnerin. Disa persona që i mendonit miq do ju kenë zili, por nuk do mundin dot t’iu bëjnë keq. Beqarët duhet të shmangin afrimitetin me persona që i njohin nëpërmjet punës sepse mund të lëndohen. Për financat do jetë një ditë me fat. Gjendja do përmirësohet ndjeshëm.

Luani

Ka mundësi të jeni kërkues në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe mund të acaroheni nëse partneri nuk bën ato që thoni ju. Kujdes sepse ai nuk është skllavi juaj dhe një ditë mund t’iu braktisë. Beqarët mund të bëjnë edhe çmenduri vetëm që të mos mbeten më të vetmuar. Gjendja financiare do jetë mjaftueshëm e qëndrueshme sa për të bërë investimet e menduara.

Virgjëresha

Sot do zgjoheni me humor të shkëlqyer ju të dashuruarit dhe do jeni gati të bëni çdo gjë vetëm që emocionet të jenë gjithë kohës mbizotëruese në jetën tuaj në çift. Disa miq do ju ndihmojnë të bëni edhe surpriza. Beqarët duhet të pranojnë të dalin nëpër takime, por jo të hedhin menjëherë hapa. Në planin financiar duhet të ndryshoni sjellje sa më parë sepse mund të bëni gabime.

Peshorja

Nuk do jeni në humor gjatë gjithë kësaj dite dhe ose do mbylleni në vetvete ose do acaroheni e do debatoni për çdo gjë me partnerin tuaj. Beqarët që punojnë në institucione shtetërore ka mundësi që të njihen me persona interesantë gjatë disa takimeve me rëndësi. Në planin financiar duhet të kërkoni ndihmë nga specialistët për të menaxhuar situatën sepse vetë nuk do ia dilni dot.

Akrepi

Sot do i dedikoheni me gjithë shpirt atij që keni në krah ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me të ka për t’u përmirësuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Beqarët më mirë le ta kalojnë kohën me miqtë e afërt apo me disa familjarë sepse nuk është dita më e përshtatshme për të realizuar takime. Urani do ju këshillojë shumë maturi me shpenzimet. Nëse zbatoni ato që do iu thotë do dilni të fituar.

Shigjetari

Ditë e këndshme do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Partneri mund të mendojë t’iu bëjë edhe surpriza dhe do ndiheni si mbi re. Beqarët me shumë gjasë do e gjejnë personin e ëndrrave në një mjedis profesional. Për financat mos u shqetësoni aspak sepse gjendja ka për të qenë e shkëlqyer. Mund të përfitoni për të bërë edhe ndonjë investim afatgjatë.

Bricjapi

Sot jeta juaj në çift do kalojë momente të veçanta. Do jeni më të hapur me njëri-tjetrin dhe çdo gjë që do bëni do jetë për të mirën e të dyve. Të gjithë do e adhurojnë marrëdhënien që keni krijuar. Beqarët, sado që ta kërkojnë princin e tyre të kaltër nuk do mund ta gjejnë dot atë. Dielli nuk do jetë i favorshëm për financat, prandaj gjendja do jetë disi më delikate se disa ditë më parë.

Ujori

Do ia kaloni aq mirë pranë partnerit tuaj gjatë kësaj dite saqë gëzimi, emocionet dhe ngazëllimi do e pushtojnë shpirtin tuaj gjithë kohës. Beqarët do kenë më shumë nevojë për siguri për të hedhur hapa, kështu që personat që do takojnë do i mbajnë shokë njëherë për njëherë. Shpenzimet kufizojini në maksimum nëse nuk doni që shumë shpejt të keni tronditje.

Peshqit

Nëse jeni në një lidhje sot do jeni të palogjikshëm dhe do ëndërroni më shumë nga sa duhet. Kjo do bëjë që të kërkoni gjëra të pamundura nga partneri dhe do mërziteni në shumë momente. Beqarët do realizojnë që në mëngjes disa takime, por nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapat e mëdhenj. Në planin financiar për fat të mirë do mbizotërojë ekuilibri.

Leave a comment