Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një status i pa autorizuar jo vetëm për mikun tim Prof. Petraq Milo!

download (23)

Ylli Asllani

Ka një muaj që para syve tanë u paraqit lakuriq fytyra bastarde e një punonjësi kufiri malazes duke keqtrajtuar Prof. Petraq Milon!
Në fakt, në pak sekonda çdo shqiptar risolli në mend me këtë video-dhune poshtërimin që i është dashur secilit prej nesh të konstatojë nëpër kohëra nga segmente albanofobe të vendeve fqinjë…!
Pas këtyre sekuencave çnjerëzore, një notë zyrtare proteste do të ishte e pakta dhe ndofta i vetmi mjet që Shteti shqiptar ka në dorë në mbrojtje të Profesorit të nderuar!
Pasi asnjë shtet në botë nuk do të lejonte keqtrajtimin për çfarëdo motivi të qytetarëve të vet, figurave publike dhe aq më tepër të Këshilltarit të Kryeministrit e Presidentit të vendit!!
Heshtja dhe sjellja e kulturuar e Petraqit
i çakordoi falangat malazeze! Por qëndresa dinjitoze e tij ishte ndërkohë edhe një shuplakë për gjithë burokratët që mbushin Ministrinë e Jashtëme e Konsullatat shqiptare në Tiranë, Podgoricë e Ulqin!
Ndryshe nga shumë puthadorë inferiorë të strukur në administratë Petraqi tregoi se është mishërimi integritetit intelektual dhe kurajos qytetare!
Kam qenë në disa rrethana të ngjashme me Petron, kur atij i është dashur dhe ka ditur të prezantohet me dinjitet përballë ofendimeve raciste të ndonjë bastardi antishqiptar!
Përherë kam menduar se duke ruajtur të pacënuar dinjitetin e vet, ai i ka kryer në fakt edhe një shërbim prestigjit të shoqërisë shqiptare!
Kësisoj dhuna mjerane e policit të Abazoviçit duhet të ishte këmbanë alarmi kundër albanofobisë që vjen në ditët tona si atavizmë e kohëve të errëta ! Ajo duhet të bëjë që të reflektojmë ashpër ndaj psikologjisë konstante antishqiptare të ndonjë burracaku pa kurfarë vlere matan kufirit!
Ne realisht me malazesët jemi kombe miq dhe aleatë të së njëjtës kauzë euroatlantike! Por pavarësisht konsideratës, nuk mund të lejojmë askënd dhe aq më pak një polic malazes të shkelë burrërinë e të na marrë erzin para familjes e fëmijëve tanë!
Duhet të kemi më shumë respekt për vehten dhe mos pranojmë të integrohemi si abrashë në civilizimin evropian!

Related Posts

Leave a comment