Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbulohen përballjet e Europa League, sfida të “sikletshme” për favoritet

-640-0-fc05c1c8f856ef103189382a6374a5a1

Në Nyon të Zvicrës u hodh ditën e sotme shorti për fazën e 1/8-tave në Europa League. Pjesë e shortit ishin skuadrat të cilat e mbyllën në vendin e parë fazën e grupeve dhe këtu përfshihen klube si Arsenal, Betis, Real Sociedad, Feyenoord, Freiburg, Ferencvaros, Union Saint-Gilloise si dhe Fenerbahce.

Nga ana tjetër, ishin skuadrat të cilat u kualifikuan nga raundi play-off teksa bëhet fjalë për klube me shumë histori në Europë si Manchester United, Juventus, Sevilla, Roma, Bayer Leverkusen, Shakhtar Donetsk si dhe Sportingu Lisbonës. Goglat dhuruan përplasje interesante ku spikat ajo mes Sporting Lisbonë-Arsenal, Roma-Real Sociedad, Sevilla-Fenerbahce si dhe Manchester United

Ndeshjet e para janë programuar të luhen më datë 9 mars dhe ato të kthimit pas një jave më datë 16 mars.

Shorti:

Union Berlin-Union Saint-Gilloise

Sevilla-Fenerbahce

Juventus-Freiburg

Bayer Leverkusen-Ferencvaros

Sporting Lisbonë-Arsenal

Manchester United-Betis

Roma-Real Sociedad

Shakhtar Donetsk-Feyenoord

Related Posts

Leave a comment