Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Achraf Hakimi nën hetim: Mbrojtësi i PSG akuzohet nga prokuroria franceze se ka përdhunuar një vajzë

-640-0-1677685327x1024x576-cmsv2-75d83c5c-e2c0-50c8-9716-f4db31eb802e-7432694-733

Lojtari i PSG Ashraf Hakimi është në telashe. Prokurorët francezë kanë nisur një hetim, pasi futbollisti dyshohet si autor i një përdhunimi.

Një grua 24-vjeçare ka akuzuar mbrojtësin e krahut se ka abuzuar me atë seksualisht në shtëpinë e tij në periferi të Parisit më 25 Shkurt.

Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, vajza 23-vjeçare raportoi incidentin në polici më 26 Shkurt, por nuk pranoi të ngrinte zyrtarisht akuza.

Zyra e Prokurorisë së Nanter refuzoi të jepte një koment, por shprehu shqetësimin se informacionet e bëra publike në media, ia vështirësojnë hetimet.

Sipas akuzueses, kontaktet me futbollistin nisën më 16 Janar, kur 24-vjeçari filloi t’i shkruante në Instagram. Ai më pas e ftoi në shtëpi, ku edhe abuzoi me të.

Gruaja e Hakimit, aktorja Hiba Abuk dhe dy fëmijët janë me pushime në Dubai. Të dy u njohën në 2018, ndërsa u martuan në 2020-ën.

Related Posts

Leave a comment