Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksidenti tragjik me mbi 50 viktima në Greqi, identifikohet një tjetër shqiptare, vetëm 23-vjeç

-640-0-023e306309267a83e0714455ac3bdbad

Është identifikuar një nga viktimat shqiptare të aksidentit tragjik në Greqi. Bëhet me dije se viktimë ka mbetur 23-vjeçarja Evgjeni Micka, që u identifikua me analizën e ADN.

Gjithashtu bëhet me dije se edhe 24 persona të tjerë janë identifikuar. Përplasja e dy trenave në Greqi, shkaktoi  mbi 57 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Ndërkohë në orën 12:00 në qendër të Athinës nxënës dhe studentë do të mbajnë një protestë. Gjithashtu pasdite do të zhvillohet edhe një protestë e heshtur nga ana e qytetarëve.

Kësaj nisme do t’i bashkohet edhe Federata Panhelenike Hekurudhore, ndërsa është ndaluar qarkullimi i trenave.

Related Posts

Leave a comment