Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hysaj nuk i harron kujtimet me Napolin: Shpresoj të festojnë në fund të sezonit

-640-0-1676475898xhysaj-768x420-711

Elseid Hysaj ka folur për kanalin zyrtar të Lacios, ku ka shprehur mendimet e tij në lidhje me ish skuadren e tij, Napolin.

Shkodrani vlerëson rritjen e napoletanëve përgjatë gjithë këtyre viteve dhe i uron që në fund të sezonit të ngrenë lart titullin kampion të Serisë A.

Trofe të cilit edhe ai i shkoi pranë në periudhën e tij me të kaltrit, por pa mundur ta fitojë.

“Ata janë një ekip i fortë, po bëjnë gjëra të mëdha. Napoli ka ndryshuar mentalitetin e tij dhe shumë më tepër. Gjatë periudhës sime me “të kaltrit“, ne iu afruam titullit kampion.

Të gjitha këto sezone kanë qenë të dobishme për të arritur rezultatin aktual.

Kam kujtime të shkëlqyera nga vitet e mia në Napoli.

Shpresoj që ata të mund të festojnë në fund të sezonit”, ka deklaruar Elseid Hysaj.

Related Posts

Leave a comment