Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kryeministrja daneze: Shqipëria partner i besueshëm për ne! Ju mbështesim në rrugën tuaj drejt BE-së

-640-0-1678102122xmette-583

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka mbajtur një konferencë për mediat gjatë vizitës së saj në Shqipëri. Ajo u shpreh se e vlerëson partneritetin me vendin tonë dhe shpreson në forcimin e bashkëpunimit.

“Shqipëria është një partner mjaft i vlerësuar për Danimarkën dhe ju jeni një aleat mjaft i vlerësuar i NATO-s.

Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën shumë të brishtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mendoj se përkushtimi juaj ndaj vlerave evropiane është i rëndësishëm dhe po kështu kjo është pjesë mjaft e fortë e çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

E di që është një punë mjaft e madhe dehe kërkon shumë zgjidhje, shumë reforma, por unë e di që ju keni kapacitetin për ta bërë këtë dhe ne ju mbështesim fort në rrugëtimin dhe drejtimin tuaj,” – u shpreh Frederiksen.

Leave a comment