Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Analiza e çuditshme e gazetës katalanase: Bayerni luajti me ’12 lojtarë’ kundër PSG-së

-640-0-1678359298xmuller-103

Gazeta katalanase “Sport” bën një analizë të veçantë të asaj që ndodhi mbrëmë në “Allianz Arena”: “Një nga çelësat e triumfit të Bayern Munich ndaj PSG-së ka qenë mbrojtja e bavarezëve. Kundër njërit prej sulmeve më të frikshëm në planet, të besuarit e Nagelsmann arritën “t’i thanin” në ndeshjen e parë dhe gjithashtu në atë të dytë, duke e mbajtur portën të pastër në të dyja ndeshjet.

Në “Allianz Arena”, Alphonso Davies spikati mbi të tjerët. Dukej sikur luanin dy lojtarë brenda tij. Ai ishte aty për të mbuluar krosimet dhe topat e pastër dhe, në pak sekonda, kanadezi kërkonte tashmë vijën e pasme për të ndihmuar ekipin në sulm.

Ai ishte një nga më të mirët në ndeshje. Duke hequr mënjanë veprimin e De Ligt, i cili bëri ndërhyrjen shpëtuese në vijën fatale, kur Sommer ishte tashmë i mundur, ai i Davies ndaj Mbappé në minutat e fundit ishte gjithashtu shumë meritor.

Nëse Davies vihet në pah gjithmonë për cilësitë e tij sulmuese, në raundin e dytë të Champions League duhet të ishte shpërblyer për veprimet e tij mbrojtëse. Ai mbuloi gjithçka që PSG u përpoq të krijonte, së bashku me qendërmbrojtësin holandez dhe Upamecano, të dy të pakalueshëm.

Me kalimin në çerekfinale vlejnë shumë të gjithë lojtarët e Bayernit, por në rrjete tashmë po flitet se MVP-ja që iu dha Müller-it me këtë rast ishte i merituar nga anësori.

Ai luajti 90 minuta, në të cilat pati kohë për të spastronte katër goditje nga parizienët, rikuperoi topa të panumërt, bëri 42 pasime në 90 prekje dhe mbi të gjitha ishte në të gjitha pjesët e fushës. Krahu i majtë ishte i tyre dhe PSG nuk mundi të bënte asgjë për ta sulmuar.

Related Posts

Leave a comment