Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

’14 maji’/ Zgjedhjet vendore: Ja kush janë dy kandidatët e PS në Vlorë dhe Sarandë për kryebashkiakë

auto_seliaPS-1-750x3751678460266

Zbulohen emrat e kandidatëve që Partia Socialiste pritet të garojë në bashkinë e Sarandës dhe Vlorës.

Burimet per Euronews konfirmojnë se kandidat për Bashkinë e Vlorës pritet të jetë Ermal Dredha. Ndërkohë që kandidati i PS në Sarandë pritet të jetë Olti Çaçi.

Çka do të thotë se nuk do te kemi një rikandidm të dy kryebashkiakëve socialistë që drejtojnë këto bashki në jug të vendit, për Vlorën Dritan Leli dhe për Sarandën Adrian Gurma.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së që u mbajt këtë të enjte, u vendos që zyrtarizmi i emrave të kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit të mbahet në mbledhjen e radhës në datën 25 mars.

25 marsi rezulton të jetë 2 ditë përpara afatit ligjor të regjistrimit të kandidatëve në KQZ.

Në fjalën e mbajtur në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Rama tha se Partia Socialiste e ka gatin ekipin që do të konkurrojë në zgjedhjet lokale.

Related Posts

Leave a comment