Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

3 aksidente me 2 viktima brenda 1 ore, plagoset dhe një fëmijë 12 vjeç

images (2)

Aksidentet me vdekje në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur. Në harkun kohor të 60 minutave në 3 aksidente me 2 viktima janë regjistruar mesditën e së premtes në Kavajë dhe Durrës.

Rreth orës 12:15 minuta në lagjen 18 të Durrësit, një 58-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një betoniere. Viktima po lëvizte me biçikletë, kur mjeti i tonazhit të rëndë e aksidentoi duke e lënë të vdekur.

Për ngjarjen policia ka shoqëruar shoferin e betonieres.

Vetëm pak minuta pas kësaj përplasje një tjetër aksident me vdekje u regjistrua në Kavajë. Një automjet tip Golf, me shofere 30 vjeçaren, Rovena Cara doli nga rruga duke përfunduar në kanal.

Si pasojë e plagëve të marra, Rovena Cara humbi jetën në vend. Shkak i aksidentit të rëndë paraprakisht dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të automjetit si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Kurse një aksident ka ndodhur në Shëngjin ku një makine ka përplasur një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili ka qenë duke prerë rrugën. I mituri është dërguar në spitalin e Lezhës.

Leave a comment