Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kundër të gjithëve, Luizi u përgjigjet banorëve që e sulmojnë brenda BBV: Jeni një tufë lepurushash. Olta: Qengj je…!

Luiz-1-1-750x375

Që prej hyrjes së tyre në shtëpinë e “Big Brother Vip” Luizi e kuptoi se një pjesë e banorëve të rinj do ta sulmonin në vijim, konkretisht Fotinia dhe Qetësori.

Së fundmi teksa ndodheshin të ulur së bashku në oborr, këngëtari u ka bërë të ditur se sado të mundohen ta sulmojnë, do mbeten një tufë lepurushash.

“Nëse ti bëhesh grup, je duke ma bërë ti me tendencë. Po më hyn në hak. Se nuk je i fortë vetëm. Se je thjesht një lepurush që do me u bashkuar me tufën,”-ka shtuar Luizi.

Ndërsa Olta Gixhari duket se ka marrë “hov” nga hyrja e Qetsorit në shtëpinë e “Big Brother Vip” pasi të dy diskutojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin.

Teksa kanë qenë në kuzhinë ata janë përpjekur të ngacmojnë këngëtarin, i cili po kalonte pranë tyre.

“Je bërë qingj o Luiz. Po ku paske qenë, se të ka ikur ngjyra e fytyrës,”-është shprehur Olta

Related Posts

Leave a comment