Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ishte shpallur i zhdukur pak muaj më parë, gjendet në një kanal trupi i një 60 -vjeçari në Divjakë

auto_1678530358_divjake-750x3751678530738

Një trup i dekompozuar është gjetur ditën e sotme në zonën e Divjakës, ndërsa raportohet se ai i përket një të moshuari të zhdukur rreth 2 muaj më parë.

Sipas policisë trupi i tij u gjet rreth orës 10:00, në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë dhe  dyshohet se është i R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Related Posts

Leave a comment