Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Cramon: Marrëveshja me Serbinë do ta përshpejtonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

-640-0-1678895841xviola-von-cramon-495

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Cramon gjatë fjalimit të saj në takimin e 10-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit, ku është i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se është optimiste për takimin e 18 marsit në Ohër, pasi ka parë sinjale pozitive nga Kosova dhe Serbia.

“Përgatitjet për takimin e Ohrit janë zhvilluar shumë mirë, kemi parë sinjale premtuese nga të dyja palët, kemi një vullnet politik nga të dyja palët që të bëjnë një marrëveshje për të bërë hapin e ardhshëm në procesin e dialogut”, tha ajo.

Tutje, ajo theksoi se pas kësaj Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, “duke përfshirë këtu Interpolin, UNESCO-n, natyrisht NATO, dhe anëtarësim në BE”, dhe potencoi se “ne do të ju mbështesim për të gjitha këto”.

Cramon vlerësoi se shumë e lehtë do të ishte çdo anëtarësim i Kosovës në mekanizma ndërkombëtare nëse do të kishte një marrëveshje mes palëve dialoguese.

“Kjo do të ishte edhe më e lehtë nëse në procesin e dialogut i cili duhet thënë se këto vitet e fundit nuk ishte i lehtë”, dhe nënvizoi se kjo do të ndodhte “nëse do të kishim një marrëveshje mes palëve që më në fund do të kishte një normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Kosova sa i përket dialogut me Serbinë, “është treguar konstruktive dhe kreative”.

“Besojmë se marrëveshja themelore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përbën një avancim ndërmjet marrëdhënieve mes dy shteteve”, tha Kurti.

“Qëndrojmë pranë parimit universal që marrëveshja dhe respekti ndaj integritetit territorial, ndalja e luftimit të republikës sonë, pastaj shkëmbimi i ambasadorëve dhe njohja e pasaportave”.

Related Posts

Leave a comment