Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ibrahimovic i pavdekshëm, grumbullohet nga Suedia në moshën 41-vjeçare

-640-0-9d9301c3fd5c9fef1686087559d1ad69

Zlatan Ibrahimovic nuk njeh limite. Edhe pse në moshën 41-vjeçare, ai është grumbulluar nga trajneri i Suedisë, Janne Anderson për sfidat e 27 marsit me Belgjikën dhe Azerbajxhanin, të vlefshme për eleminatoret e Euro 2024.

Pas dëmtimit të rëndë, Zlatan rikthehet me fanellën e komëbares nordike pas 1 viti mungesë dhe trajneri Anderson i ka idetë të qarta në lidhje me këtë ftesë.

“Edhe pse nuk mund të luajë titullar, ai mund t’i japë shumë skuadrës në aspektin e personalitetit dhe lidershipit. Kemi qenë gjithmonë në kontakt edhe gjatë dëmtimit të tij. Tani është mirë dhe mund të japë ndihmën e tij.

Edhe në nivel personaliteti dhe eksperience ai i jepo shumë skuadrës. Në këtë aspekt është një lojtar unikal”, theksoi tekniku i Suedisë.

Related Posts

Leave a comment