Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Stephen Hawking, fikja e atij dielli shndritës të dijeve që shtyti tej caqet e zotërimit njohës të njeriut për universin

Stephen-Hawking-750x375

Nga Albert Vataj

Fizika, shkenca dhe gjithë ajo galaksi, së cilës mendja e tij e përshkoi tejpërtej, 5 vite më parë u ndanë fizikisht me Stephen Hawking, për të mbetur përjetësi në mendim dhe dije. Ishte shuar pas një kohërendie të ngulmimit përdhunshëm të ndeshjes prej Titani me sëmundjen. Një jetë për pavdekësinë e Hawking. Ishte një kapacitet i patëdytë i shtytjes tej të caqeve të pambërritura më parë nga njeriu për dijen dhe dritën. Stephen Hawking, një prej kreshtave më të larta të të mundshmes së njeriut për të zotëruar misteret e universit, erdhi për të dhënë si pakkush tjetër të tilla aftësi të njohjes. Ai kishte ardhur me mison për të “ç’burgosur” naivitetin e njeriut nga terri i pafundësisë, për ti dhënë këtij fudulli një shkas për të besuar se nuk ka pafundësi që do ta nënshtronte zotërimin e dritës së dijes pas një nate të gjatë bestytnish, mëdyshjesh, ndalimesh dhe ngulmesh të mbetura në tentativë. Një vdekje e paralajmëruar e merr në moshën 76-vjeçare atë fenomen të dimensionit të dijes, atë njeri që vuajti kaq shumë në betejën me sëmundjen dhe i dha njerëzimit shkodimin e shumë sekreteve, duke i garantuar një status të privilegjuar në aftësinë për të perceptuar fenomenet derimsot të pashpjegueshme të hapësirës.

Fizikanti i njohur Stephen Hawking i’u dha vdekjes paqësisht në shtëpinë e tij në Kembrixh në orët e para të ditës së 14 marsit, 2018.

Stephen ishte i njohur për punën e tij me vrima të zeza dhe relativitet, dhe shkroi disa libra të njohura shkencorë duke përfshirë një histori të shkurtër të kohës.

Në moshën 22-vjeçare, Stephen Hawking i’u dhanë vetëm disa vite për të jetuar pasi u diagnostikua me një formë të rrallë të sëmundjes neurone motorike. Sëmundja e la atë në një karrige me rrota dhe në masë të madhe nuk mund të fliste përveçse përmes një sintetizuesi zëri.

Prof Hawking ishte i pari që përcaktoi një teori të kozmologjisë si një bashkim relativiteti dhe mekanikë kuantike.

Humbja e tij ishte mbarim i kohës së sundimit të hapësirës… dhe kurajë për të besuar te kapacitetet e njeriut për t’i shtytur tej në pafundësi caqet e së mundshmes së zotërimit përmes vullnetit të dijes.

Related Posts

Leave a comment