Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrau gruan në banesën e prindërve të saj, dënohet me burgim të përjetshëm Elton Bengaj

-640-0-1678983200xcadf783a-cd33-4b86-ba30-fd034005cb9a-208

Gjykata e Fierit ka shpallur fajtor ditën e sotme Elton Bengajn (Metajn) si autor të vrasjes së bashkëshortes së tij Sabrina Bengajt, duke e dënuar me burgim të përjetshëm.

Vendimi është dhënës në mungese të autorit. Elton Bengaj (Metaj) vuajtjen e dënimit do t’a bëjë në një burg të sigurisë së lartë.

Vendimi është marrë trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtare Sonila Hoxhaj, Taulant Banushi, Miranda Noka ndërsa Prokuror i çështjes ka qene Ervisa Hyka.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtator të vitit 2020 në Zhupan të Fierit. Elton Metaj shkoi në shtëpinë e prindërve të Sabrinës me kallashnikov. Metaj e qëlloi me 7 plumba në shpinë bashkëshorten e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Elton Bengaj dhe Sabrina Bengaj kishin lidhur martesë në vitin 2017, martesë nga e cila është sjellë në jetë vajza e tyre. Bashkëjetesa midis tyre ishte ndërprerë në vitin 2020, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti Elton Bengaj ndaj Sabrinës e cila së bashku me vajzën e mitur ishtë zhvendosur në banesën e prindërve të saj në fshatin Zhupan të Fier.

Related Posts

Leave a comment