Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U la jashtë listës fituese, Mimi Kodheli rrëfen nëse marrëdhënia e saj me Ramën është ftohur: Çfarë i thashë sy më sy

-640-0-1679386398xbc86900b841c4df494463bec2d018d88-511

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli  beson se forca e saj politike do t’i fitojë zgjedhjet, sepse siç u shpreh ajo, di të rinovojë veten me ide, me njerëz dhe programe. Me 20 vite eksperiencë në PS dhe si një nga zërat e respektuar të saj, ajo beson se kryesia do të marrë vendime të drejta për kandidatët e bashkive.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë gjatë në pushtet, sepse jemi të duhurit dhe më të mirët në treg”, tha ajo gjatë intervistës për emisionin “Pa Censurë”.

Lidhur me opozitën dhe situatën në të cilën ata ndodhen si pasojë e përçarjes në dy grupe, Berishës dhe Alibeajt, Kodheli tha se një opozitë e mir nuk i bën aspak mirë vendit dhe se kjo periudhë të përfundojë se shpejti.

“Nuk fërkoj barkun dhe them shyqyr që janë këta në këtë derexhe dhe ne të vazhdojmë të qeverisim pavarësisht sesi qeverisim. Një opozitë e përçarë nuk i bën mirë vendit. Shpresoj të jetë një periudhë tranzitore për forcën e djathtë”, tha ajo.

E pyetur për marrdhënien e saj me kryeministrin Edi Rama, nëse ajo është ftohur, pasi nuk u vendos në listat fituese në zgjedhjet e fundit, Kodheli tha:

“Kemi 20 vite që punojmë bashkë. Disa periudha më pranë, disa më larg, por jemi aty e ndiejmë dhe e shikojmë që jemi e gjithmonë bashkëpunëtorë.

Në kohën e hartimit të listave ka pasur një diskutim. Po jua them siç ia thashë kryeministrit Rama. Kam qenë në krye të listës ose në 3-shen e parë te listës. E kam për nder të jem edhe në fund të listës së PS.

Unë i shërbej vendit pavarësisht nëse jam nr. 1 apo 35, për sa kohë jam zgjedhur ta bëj këtë punë. Do ta bëj edhe kur të jem 35-a dhe do ta bëj sot, kur jam akoma në piacë, në krye të punëve të politikës”, u shpreh Mimi Kodheli në emisionin “Pa censurë”.

Leave a comment