Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Selena Gomez dhe Zayn Malik kanë pasur një ‘romancë’ të fshehtë disa vite më parë? Flasin burimet pranë dyshes

auto_971679995754

Romanca e supozuar  Selena Gomez dhe Zayn Malik nuk është befasi për ata që i njohin sepse dyshja kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin dhe në të kaluarën.

Njohja e tyre ndodhi kur mikesha e ngushtë e Gomez, Taylor Swift , po takohej me ish-anëtarin  e grupit One Direction, Harry Styles, thuhet për Page Six.

Swift dhe Styles, u lodhën në vjeshtën e vitit 2012 dhe u fotografuan për herë të parë dhjetor të atij viti.

Dhe duket se kjo ishte e mjaftueshme për t’i bërë Gomez dhe Malik t’i jeonin një shans në dashuri: “Ata kishin pasur diçka disa vite më parë, kur Taylor dhe Harry ishin në lidhje. Nuk më habit aspak që ata janë parë bashkë së fundmi”- u shpreh burimi pranë artistëve.

Spekulimet për të dy filluan kur një përdoruese e  TikTok @klarissa.mpeg ndau një bisedë me një mikeshën e saj, e cila pretendoi se ajo kishte parë dyshen një restorant pa emër në qytet.

Vajza shpjegoi se ajo dhe shoqja e saj punojnë në lokale goxha të frekuentuara nga të famshëm, përpara se të ndanin një pamje të bisedës së tyre në të cilën shoqja shkroi: “Selena Gomez dhe Zayn sapo hynë në restorant dorë për dore”.Nga ana tjetër duket se Gigi Hadid nuk e ka problem lidhjen e supozuar të ish-partneres së tij me Selena Gomez, për sa kohë që ai është ‘i lumtur dhe i qëndrueshëm’.

Një burim theksoi se modelja e ka mbështetur romancën e re të dyshes së famshme.

“Gigi nuk ka asnjë problem me Zayn dhe që ai të ketë një lidhje të re”, tha një burim për mediat e huaja.

“Për sa kohë që është i lumtur dhe i qëndrueshëm dhe vazhdon të jetë i mirë me Khai, ajo është mirë me këdo që ai del jashtë”.

Related Posts

Leave a comment