Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vettingu/ ONM kundër KLP-së: Të mos rikthehet në detyrë prokurori Besnik Cani

cani-750x375

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka shprehur shqetësimin në lidhje me një projekt-vendim i cili po merret në konsidrarë nga Këshilli i Lartë i Prokuroisë, që sipas ONM do të rikthente në radhët e prokurorisë, Besnik Canin, tashmë i shkarkuar nga vetingu.

Përmes një deklarate zyrtare ONM shpreh shqetësimin se nëse KLGJ do të merret parasysh një projekt vendim do të cënohej reforma në drejtësi, pasi vendimi do të binte në kundërshtim me vendimin përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

ONM deklaron se vendimi i KPA mbetet në fuqi, derisa çështja të rigjykohet, duke kundërshtuar kthimin në detyrë të prokurorit.

“ONM-ja i referohet me vëmendje të veçantë vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEND) në çështjen Besnik Cani kundër Shqipërisë. Në veçanti, ONM-ja vëren se GJEND-ja konstatoi se forma më e përshtatshme e trajtimit në lidhje me shkeljen e të drejtës së kërkuesit do të ishte rihapja e procedimeve gjyqësore, në rast se kërkuesi e kërkon këtë rihapje. Më tej, ONM-ja vëren se GJEND-ja e refuzoi shprehimisht kërkesën e z. Cani për rikthimin e tij të menjëhershëm në postin e mëparshëm, marrë parasysh edhe natyrën e shkeljes që u gjet në lidhje me procedurën e vetingut të kërkuesit.

Në këtë drejtim, ONM-ja thekson se të gjitha vendimet përfundimtare të vetingut mbeten në fuqi deri sa çështja të rihapet dhe të shqyrtohet nga gjykata kompetente me kërkesë të palës së interesuar.

Është tejet e rëndësishme të sigurohet që të gjitha institucionet shtetërore dhe autoritetet gjyqësore të respektojnë pavarësinë dhe juridiksionin eksluziv të organeve të vetingut, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, dhe të mos ndërmarrin veprime që bien drejtpërdrejt ndesh me vendimet përfundimtare të vetingut”, njofton ONM.

Kjo deklaratë e ONM vjen pasi kreu i KLP, Alfred Balla la të kuptohej dy ditë më parë se vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që vendosi shkarkimin e Canit, ishte rrëzuar pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ndërsa interpretoi se në fuqi mbetej vendimi i shkallës së parë të vetingut, që e pati konfirmuar Canin në detyrë.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut gjeti shkelje të nenit 6.1 të Konventës për të Drejtat e Njeriut sa i përket “të drejtës së një gjykate të krijuar me ligj” në vetingun e ish-prokurorit Besnik Cani kundër Shqipërisë.

Sipas Strasburgut, zgjedhja e Luan Dacit nga Kuvendi i Shqipërisë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ishte bërë pa kryer verifikimet e duhura prej autoriteteve dhe se Daci nuk duhej të kualifikohej për të qenë anëtar i KPA.

Por Gjykata e Strasburgut i rrëzoi kërkesat e tjera të Canit, përfshi atë për t’u rikthyer në detyrë dhe kërkimin për një dëmshpërblim financiar me rrogën mujore. Vendimi nuk jep një zgjidhje përfundimtare për rastin dhe për procesin e rivlerësimit dhe e lë atë në dorë të qeverisë shqiptare dhe vetë Canit, ndërsa sugjeron si zgjidhje rihapjen e dosjes së rivlerësimit dhe gjykimin nga një trupë e krijuar sipas ligjit.

Related Posts

Leave a comment