Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Inflacioni bie në 5 përqind! Është rënia më e madhe që nga marsi i vitit të kaluar

leke-para-677x450-1-677x375

Rritja e çmimeve në mars u ngadalësua ndjeshëm.

Sipas INSTAT, muajin e shkuar inflacioni zbriti në 5.3 përqind, nga 7.1 përqind që u regjistrua në shkurt.

Kjo është rënia më e madhe që shënon inflacioni, që nga marsi i vitit të kaluar, por pavarësisht kësaj, rritja e çmimeve për grupin e ushqimeve vijoi edhe në mars, kryesuar nga qumështi dhe nënproduktet e tij.

Muajin e shkuar shtrenjtë vijuan të kushtojnë edhe qiratë, mobiljet e shtëpive si edhe shërbimet në kafene e restorante.

Ndërsa çmimet në grupin e transportit njohën zbritje, ndikuar fort nga rënia e çmimit të naftës në javët e fundit.

Related Posts

Leave a comment