Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Plani i Ramës për bllokimin e mjekëve: Diplomë pas 3 vitesh punë, ose do të paguajnë 18 mijë € tarifë për studimet

-640-0-60ee7aa7de35f550a3331af86df82fd6

Rritja e pagave është vetëm hapi i parë për të frenuar eksodin e mjekëve drejt Gjermanisë. Universiteti i Mjekësisë ka hartuar një paketë propozimesh për t’i mbajtur në vend ata.

Politikat frenuese do të nisin nga studentët e Mjekësisë. Para se të hyjnë në fakultet do të firmosin kontratën për të punuar së paku tre vjet në Shqipëri.

Edhe diplomën e Mjekësisë do ta marrin vetëm pasi të kenë përmbyllur këtë detyrim. Studentët që nuk pranojnë këto kushte do të paguajnë tarifën e shkollimit njësoj si në vendet e tjera, afro 18 mijë dollarë.

Ndërsa për mjekët në sistem, rritja e pagave do të shoqërohet me lehtësi të tjera. Punonjësit e sistemit shëndetësor publik do të mbështeten me kredi të buta. Gjithashtu, do të ketë investime në spitale dhe qendra shëndetësore për të përmirësuar kushtet e punës së mjekëve.

Që nga viti  2016, universiteti i Mjekësisë raporton mbi 1 mijë mjekë të larguar nga Shqipëria, 20% e të cilëve ishin me përvojë dhe në specialitete të ndryshme.

Ndërkohë në fakultetin e mjekësisë ka nisur konkursi i specializimeve. Mjekët e përgjithshëm konkurrojnë për 325 kuota në specialitete të ndryshme ku më të kërkuarat janë kardiologjia, pediatria, dermatologjia, kirurgjia plastike dhe anestezi reanimacioni.

Paketë masash për stimulimin e studentëve të mos ikin

Qeveria ka bërë gati një paketë masash për stimulimin e mjekëve të rinj që të qëndrojnë në Shqipëri. Rektori i universitetit të mjekësisë Arben Gjata, një nga pjesëtarët e grupit të punës, thotë se asnjë mjek nuk do të mbahet kundër vullnetit, por dhe shteti nuk do të shpenzojë më për ata që duan të largohen.

“Simulimin  mjekëve në Shqipëri, duke kërkuar nga ata për shkak të shpenzimeve që bëjnë qytetarët shqiptarë të qëndrojnë minimum 3 vjet të punojnë në Shqipëri, nëse s’do bien dakord atëherë do të detyrohen të paguajnë shpenzimet e plota të shkollimit,” – u shpreh Gjata.

Edhe ofrimi i shërbimit në sektorin publik përkundrejt atij privat në Shqipëri do të shoqërohet me benefite për mjekët e rinj.

“Do përfshihet dhënia e kredive të buta për mjekët e rinj që ata që kenë mundësi të marrin banesa me interesa të favorshme nga banka të nivelit të dytë dhe nëse largohen nga sektori publik atëherë do paguajnë me vlerën e tregut, nëse kështu është 2% do shtohet dhe 10%,” – deklaroi Gjata.

Fakulteti i mjekësisë po përmbyll procesin e specializimeve për mjekët e rinj. 325 kuota janë vënë në dispozicion të 370 kandidatëve. Për rektorin e universitetit të mjekësisë Arben Gjata rritja e pagave për specializantët do të ndikojë në plotësimin e të gjitha kuotave dhe në degët më pak të preferuara.

Leave a comment