Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U kërcënua me jetë, arbitri i Superiores merret në mbrojtje nga policia

-640-0-1681211577xxhaja-1280x720-367

Pas kërcënimit me jetë dy ditë më parë, të tjera detaje kanë dalë për arbitrin e futbollit Juxhin Xhaja.

Siç mësohet, gjyqtari kryesor është marrë në mbrojtje nga strukturat e specializuara të policisë, pasi ndihet i rrezikuar për jetën e tij dhe familjarëve të tij.

Juxhin Xhaja mori një telefonatë nga e cila u kërcënua me jetë para ndeshjes Kastrioti-Bylis, e sikur të mos mjaftonte kjo, mësohet se kërcënimet kanë shkuar deri te familjarët e arbitrit.

Për këtë arsye, Xhaja nuk pranoi të dilte në fushë, çfarë solli dhe anulimin e sfidës. 32-vjeçari bëri një kallëzim penal në polici, ndërsa po punohet për identifikimin e personave në fjalë.

Leave a comment