Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Abuzoi seksualisht me një vajzë me probleme të shëndetit mendor, Gjykata jep masën për kryeplakun e fshatit Rehovë në Korçë

-640-0-1681557047xrr-656

Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për 29-vjeçarin Ervis Rrapo, kryeplakun e fshatit Rehovë të Korçës, i cili u arrestua pas denoncimit për marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare nga i njëjti fshat.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me 23-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor.

Para gjykatës i riu nuk ka pranuar akuzat, ndërsa Prokuroria ka paraqitur prova dhe fakte, të cilat implikojnë Rrapon në këtë ngjarje.

Nga hetimet e deri tanishme të prokurorisë, ekspertizës mjeko ligjore, dëshmitë dhe rrethanat e tjera, akuza e ngritur ndaj Rrapos rezulton e provuar. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes.

Related Posts

Leave a comment