Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nuk reziston as 24 orë: Belind Këlliçi ndryshon posterin e fushatës, pas kritikave të ashpra

-640-0-1682501442xbelo-666

Belind Këlliçi ka ndryshuar posterin e fushatës së tij, ku shfaqej me dy gishtat e mesit lart, pas reagimeve të shumta.

Posteri i ri tregon dy duart që bashkojnë majat në formë piramide ndërsa shoqërohen me sloganin: “Duart e Belos do ulin koston e jetesës në Tiranë.”

Me sa duket Këlliçi, pavarësisht se e mbrojti publikisht posterin me gishtat e mesit, ka reflektuar dhe ka ndërruar mëndje.

Kjo, për shkak se ndaj atij posteri reaguan të gjithë kundër.

Ndaj pa mbushur as 24 orë, Këlliçi e ka zëvendësuar, pasi i rezultoi një boomerang i madh.

Leave a comment