Kryebashkiaku Erion Veliaj priti aktorin e famshëm hollivudian, Danny Glover, i cili ndodhet në Tiranë për xhirimin e filmit të tij më të fundit të titulluar The Prosecutor, që do të transmetohet në Netflix. Glover dhe skuadra e tij xhiruan disa nga skenat e serialit në kryeqytetin shqiptar, producent i të cilit është Ylli Ujka. Veliaj tha se është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana pret një aktor kaq të madh si Danny Glover. “Jam shumë i lumtur që në Tiranë po xhirohet një serial i Netflix me titull ‘The Prosecutor’. Ne jemi rritur në ato vitet e vështira, kur nuk kishim akses në televizionin amerikan, ku me antenat e sajuara filmat amerikanë i shikonim të dubluar italisht, ndërsa kinemaja, arti, aktorët, kanë qenë një dritare për një botë ku Shqipëria aspironte të bëhej pjesë. Nuk do e kisha imagjinuar që aktorë si Danny Glover do të vinin në qytetin tonë për të xhiruar filma, dhe platforma prestigjioze si Netflix i ngrenë reputacionin e Tiranës. Ndonjëherë mrekullitë ndodhin dhe jam shumë i lumtur që jeni në qytetin tonë. Ky vend do të jetë gjithmonë shtëpia juaj dhe jeni gjithmonë i mirëpritur”, tha Veliaj. Aktori Denny Glover u shpreh se është ndjerë shumë i mirëpritur në Tiranë dhe mezi pret vizitën e radhës. “Kam mundësinë të flas për vizitën e veçantë që pata këtu në Shqipëri, dhe gjithashtu sa i vlerësoj njerëzit me të cilët punoj këtu. Të jesh i njohur është një gjë, por të jesh i respektuar dhe i dashur është dicka tjetër, dhe unë jam një mik i popullit shqiptar. Kjo vizitë nuk do jetë e fundit e imja këtu në Shqipëri. Faleminderit shumë”, tha Glover. Danny Glover është një nga aktorët më të njohur amerikanë, i cili ka luajtur në shumë role në kinemanë e Hollivudit, ku më i njohuri mbetet “Lethal Weapon”, krah Mel Gibson.
Related Posts
Pak ditë më pare, Ukë Rugova, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshortja e tij, Blerta Rugova,…
Kryebashkiaku Veliaj mban premtimin për 199 familje që u strehuan sot në lagjen më të re në Tiranë, atë të…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tiranë, ku shtetasi Qani Muças, plagosi…
Piramida e Tiranës do të hapet këtë pranverë. Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj…
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur mbrëmjen e sotme në një intervistë për “Noë” me…
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, iu është përgjigjur akuzave të deputetëve të Partisë Demokratike pas shfaqjes së një flamuri kuqezi me…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Zagrebit, Tomislav Tomaseviç, të cilit i dhuroi…
Bashkia e Tiranës ka hapur garën për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Lajmin e mirë e dha Kryetari i…
Në një bilanc të 3 viteve të mandatit të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, gjatë mbledhjes me Kryeministrin…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është rikthyer në Washington DC për të marrë pjesë në samitin vjetor të kryebashkiakëve të…
Tirana dhe Athina përzgjidhen si shembuj suksesi për mënyrën se si kanë vepruar dhe menaxhuar qytetin. Ministri i Jashtëm i…
Disa ditë më parë Sali Berisha, me zell dhe me bindjen se kishte zbuluar një skandal të madh, publikoi, ashtu…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur Kryetaren e Kongresit amerikan, Nensi Pelosi dhe kryetarin e Senatit Amerikan,…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua në Uashington me Senatorin e Teksasit, John Cornyn që është njëkohësisht…
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në mbledhjen e djeshme propozimin për emërtimin e një rruge në Tiranë me emrin e…