Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Projekti për stadiumin e Flamurtarit, Rama: Për ne sporti është prioritet. Do bëjmë edhe të tjerë

-640-0-765443677cebda02096f1d6ebf45e7aa

Në Vlorë, këtë të shtunë do të përzgjidhet projekti për stadiumin e ri të Flamurtarit. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në këtë aktivitet, ndërsa tha se me ndërtimin e stadiumeve do përmirësojë jo vetëm klimën sportive, por do të rrisë të ardhurat e bizneseve në qytetin bregdetar.

Ai shtoi se projekte për stadiume në vend do të vijojnë bashkë me Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Kjo është fnalja e tretë e këtij procesi transformimi të infrastrukturës së futbollit, por edhe te teksturës urbane. Me këtë duam të fitojmë jo vetëm stadiume , por edhe qendra të reja të jetës sociale dhe ekonomike, të cilat do rrisin cilësinë e jetesës. këto tre stadiume nuk janë fundi i një përpjekje të nisur, por janë vetëm vazhdimi. Pas këtyre projekteve, ne do të ulemi me federatë, se cilët do jenë vagonët e tjetër që do ti bashkohen këtij treni. Do hapim, kantierin e  dytë të stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë, me Partner Publik Privat. Sot është koha për ta ndërtuar, sepse ju e dini se Vlora përjetoi një situatë izolimi dhe në vitet e fundit është ngjitur në një nivel dhe është kthyer në qytet të vizituar.

Shefi i qeverisë tha se po punojnë që edhe në Vlorë të ketë një akdemi të një prej klubeve më të mira të Evropës.

“Për ne,  sporti, tani është një prioritet jo vetëm i shkruar, por një prioritet i shpallur përmes veprimit. Po punojmë që të kemi edhe në Vlorë një akademi, me mbështetje të një klubi të madh në Evropë. Kryetarët e rinj të bashkive do kenë presion të madh nga unë, për të krijuar kushte që FSHF, të fillojë me investime të reja për fushat për fëmijët. Në Vlorë do krijojmë edhe një kampus”, tha Rama

Në konkursin Ndërkombëtar për Projektin e Stadiumit të Ri “Flamurtari” garojnë për finalen 3 studio arkitekture bashkëkohore: FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë).

Related Posts

Leave a comment