Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çështja McGonigal, prokuroria kërkon bashkimin e gjyqit rus me atë shqiptar

E86E1269-D90D-48D7-90C1-3BD8D82F4AD7

Prokuroria amerikane ka kërkuar bashkimin e çështjes shqiptare dhe asaj ruse kundër McGonigal për t’u gjykuar në Gjykatën e Nju Jorkut.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata e Uashingtonit, në të cilën ish agjenti i FBI është duke u gjykuar për pjesën shqiptare të akuzave.

‘Qeveria vazhdon të paraqesë zbulime; ata sinjalizuan se mund të jenë të interesuar në një bashkim të çështjes me çështjen e të pandehurit në Gjykatën Federale të Nju Jorkut,’ thuhet në njoftimin e gjykatës së Uashingtonit.

Aktualisht ndaj Charles McGonigal janë duke u zhvilluar dy procese gjyqësore. I pari, që lidhet me akuzat për bashkëpunim me oligarkun rus, Oleg Deripaska, është duke u zhvilluar në gjykatën e Nju Jorkut.

Ndërsa procesi i dytë, që lidhet me akuzat për marrjen e parave nga një ish punonjës i shërbimit sekret shqiptar dhe fshehjen e udhëtimeve në Shqipëri, po zhvillohet në Gjykatën e Uashingtonit.

Të dyja çështjen janë të mbyllura për publikun për shkak të informacioneve të klasifikuara që zbulohen në proces.

Por të dyja gjykatat zbulojnë herë pas herë aspekte proceduriale të procesit, që po zhvillohet me procedurë të përshpejtuar.

Një ditë më parë, Gjykata e Uashingtonit mbajti seancën e radhës dëgjimore me praninë online të McGonigal dhe avokatëve të tij mbrojtës.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë seancës gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly vendosi që seanca e radhës dëgjimore të mbahet në 26 korrik, ndërsa data e gjyqit sipas afateve në përputhje me procedurën e përshpejtuar të jetë 4 tetor e këtij viti. /Oligarkia.al

Leave a comment