Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kapet “killeri” shqiptar në Itali

80B8551B-3EB3-48DC-B8A0-2FAAD406134D

Policia italiane ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi kishte kryer një vrasje në Shqipëri.

Shqiptari ishte në kërkim që nga shtatori i vitit të kaluar, pasi organet gjyqësore të vendit të tij kishin lëshuar një urdhër arresti ndaj tij për një vrasje të ndodhur në Shqipëri.

29-vjeçari kërkohej brenda dhe jashtë vendit nga autoritetet shqiptare, shkruan “Il Dolomiti”.

Shqiptari lëvizte me një makinë së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë që jetonin në provincat e Trentos dhe Bolzanos. Ai është transportuar në burgun e Trentos e ndërsa pritet vendimi i gjykatës.

Leave a comment