Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Noka padi Veliajt në SPAK: Bashkia Tiranë, fabrike ilegale për asfalt elektoral

1D1B361E-52CE-4C08-B888-ED0EA37B970C

Tjetër padi katër ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Koalicioni i Sali Berishës ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun Erion Veliaj duke e akuzuar për një fabrikë asfalti elektoral në Krrabë.

Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK me firmë të Flamur Nokës, përveç Erion Veliajt të kallëzuar janë edhe Drejtori i Drejtorisë Nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit Herion Rrapaj, si dhe ish-Drejtori i Drejtorisë së Mirëmbajtjes Elton Kacidhja.

Në kallëzim theksohet se nisur nga denoncimet publike për të cilat kemi rënë në dijeni javët e fundit lidhur me fenomenin e ashtuquajtur ‘asfalt elektoral’, “nga mediat investigative u evidentua në mes të ditës një fabrikë ilegale e prodhimit të asfaltit që i përket Bashkisë Tiranë.

Nisur nga këto elementë, po ju paraqesim këtë kallëzim për veprat penale të sipërcituara, bazuar në nenet 280 dhe 283 të K.PR.Penale, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallëzimi, dispozitat ligjore penale të caktuara, si dhe analizën juridike dhe indiciet e faktet me anë të të cilave vërtetohet konsumi i veprës penale” mbyllet padia.

Leave a comment