Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nxehet fushata në Sarandë! Koalicioni i Berishës: Pushteti po blen votat me lekë

B3B928DC-DD1B-43DA-840F-31730F1FAFAE

Përfaqësuesja e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” për degën e Sarandës, Manjola Nikoll akuzoi se socialistët po blejnë vota për 14 Majin dhe i kërkoi drejtësisë që të reagojë për të ndëshkuar “grupet kriminale”.

“Terhiqni nga terreni personat qe jane duke ofruar para ne kembim te votes! Terhiqni nga terreni personat qe po mbledhin kartat e identitetit. Banore te Sarandes, Ksamilit, Gjashtes, Metoqit, Shelegari, Cukes e Berdeneshit. Socialiste te ndershem e punetore, intelektuale, mesues, punonjes administrate, biznesmene djerse e jo droge.

Kjo nuk eshte gare mes Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. Ndoshta ishte ne fillim, por tashme nuk eshte me. Kjo eshte gara historike e 33 viteve tranzicion mes te mires e te keqes, mes te drejtes e te padrejtes, mes oligarkise dhe njerezve te thjeshte e punetore, mes krimit dhe paqes” mbyllet deklarata.

Leave a comment