Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksident në Fier, përplasen 3 makina

32140E7C-C6DE-4CF5-BA32-E4055BDB50AA

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier 3 automjete janë përplasur me njëri- tjetrin ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Në aksident janë përfshirë një furgon, një BMW dhe një Passat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kane shkuar specialistë të policisë rrugore.

Ende nuk dihet shkaku që mund të ketë çuar në përplasjen e tre automjeteve, ndërsa paraprakisht dyshohet që shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë një ndër faktorët e përfshirjes në aksident të tre automjeteve.

Nga ana e bluve është ndërhyrë edhe për disiplinimin e qarkullimit, në një aks me fluks lëvizjeje.

 

Leave a comment