Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha thirrje qytetarëve: Dilni masivisht në votime për ndryshimin

2508AACD-550A-4DAE-A75B-569E0A034342

Dy ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit, Sali Berisha u ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve që të dielën të shkojnë të votojnë për të larguar Edi Ramën dhe për ndryshuar situatën ku ndodhet Shqipëria sot.

“U bëj thirrje nënave, motrave, grave dhe vajzave të marrin pjesë më shumë se kurrë në këto zgjedhje. Të bëjnë gjithçka që këto ditë të jenë ditët e përkushtimit të madh, për të bindur edhe qytetarin e fundit për të votuar ndryshimin. Vota për ndryshimin është një votë që çel dyert për një gjendje më të mirë ekonomike, për një konsolidim të familjes shqiptare, për rroga më të larta, për shkollim më të mirë, për kujdes shëndetësor më të mirë.

U bëj thirrje të gjithë burrave, të marrin pjesë në këto votime dhe të votojnë ndryshimi sepse alternativa tjetër është humbja e vendeve të punës dhe largimi nga Shqipëria. Biznesmenëve u bëj thirrje që të votojnë ndryshimin, që të çelin rrugën, dyert për një politikë të re fiskale nga kandidatët e primareve. U bëj thirrje fermerëve të marrin pjesë në votime, të votojnë ndryshimin si kushti më themelor për të pasur sukses në fermat e tyre, si kushti i të gjitha kushteve për të pasur ato subvencione që marrin fermerët e tjerë në rajon.

Në tërësi u bëj thirrje punonjësve të administratës, anëtarëve të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit, të votojnë ndryshimin, të mos ndjekin më Edi Ramën, të mos votojnë për këtë monizëm të plotë. I garantoj se secili prej tyre që ka zbatuar ligjet, do jetë i respektuar, por vota për Edi Ramën është votë për konsolidimin e narkoshtetit dhe pushtetit absolut të një njeriu të papërgjegjshëm” tha ai.

 

Leave a comment