Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Si u plagos adoleshenti në Tepelenë? Vjen reagimi, pezullohet polici

269B2A88-C54E-4B34-B592-10B499A687C6

Një 16-vjeçar u plagos aksidentalisht paraditen e sotme në Tepelenë. Sipas policisë, ai kishte shkuar në shtëpinë e shokut të tij dhe dyshohet se aksidentalisht u plagos në këmbë me armën e babait të bashkëmoshatarit. I plagosuri është në spital, ndërsa punonjësi i policisë është pezulluar.

Rreth orës 10:20, ka shkuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi O. V., 16 vjeç, banues në Tepelenë. Shtetasi O. V. ndodhej në banesën e shokut të tij, shtetasit E. Gj., 16 vjeç, dhe dyshohet se  aksidentalisht është plagosur në këmbë prej tij  me armën e shërbimit të shtetasit T. GJ., punonjës policie në DVP Gjirokastër (babai i shtetasit E. Gj.). 16-vjeçari O. V. është duke marrë ndihmë mjekësore dhe nuk ka rrezik për jetën.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra, punonjësin e Policisë, inspektor T. Gj., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast” mbyllet njoftimi.

Leave a comment