Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lokalet, Begaj mesazh për qytetarët: Hidheni votën tuaj me përgjegjësi

8FA6DBC3-37D5-4F2F-A187-8EE8BEE38E68

Presidenti, Bajram Begaj për mes një mesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos anashkalojnë zgjedhjet e 14 majit por të hedhin votën me përgjegjësi.

Sipas Begaj tani është radha e qytetarëve të flasin dhe të gjithë të heshtin.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar votues!

Është mbyllur tashmë sipari i propozimeve që ju keni dëgjuar për disa javë gjatë fushatës elektorale.

Të gjithë të angazhuarit në zgjedhje kanë folur si kanë dashur, kur kanë dashur dhe me intensitetin e paevitueshëm të propozimeve partiake.

Tani të gjithë duhet të heshtin, sepse ju do të flisni! Dhe kjo është thelbësorja, vota juaj!

Zgjedhjet vendore ju japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e drejtpërdrejtë të jetesës.

Pikërisht përfaqësuesit që do të zgjidhni nesër, do të jenë përgjegjës për cilësinë e saj.

Ata do kenë detyrimin e mirëmenaxhimit të burimeve vendore dhe për të krijuar nëpërmjet tyre mundësi të reja zhvillimi për projektet e së ardhmes për qeverisjen vendore.

Ndaj ju lutem hidheni votën tuaj me përgjegjësi, pa e anashkaluar këtë moment shumë të rëndësishëm për qytetet e komunitetet tona.

Leave a comment