Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Senatorët amerikanë: Asociacioni do të çojë drejt njohjes së ndërsjellë

25C80258-92B1-460A-A072-54F549A9A6D1

Senatorët amerikanë kanë kërkuar që Serbia të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ndërkaq Kosova këtë vit të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, u takuan më 22 maj në Prishtinë me presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Senatori Murphy tha se si Kosova, ashtu edhe Serbia janë para zgjidhjeve të vështira.

“Serbia duhet të ndalojë që të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe mendoj se është e kuptueshme që komunat me shumicë serbe të kenë njëfarë mundësie për të bashkërenditur shërbimet që i ofrojnë.

Por, koha ka shumë rëndësi. Është viti kur duhet të kryhet kjo çështje dhe që të mundësohet lëvizja drejt normalizimit, që do të çojë deri te njohja e ndërsjellë. Prandaj, na vjen mirë që dëgjuam për planet tuaja për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe jemi të gatshëm që t’iu përkrahim”, tha ai pas takimit me Kurtin.

Deklarata të ngjashme ai bëri edhe pas takimit që zhvilloi paraprakisht me presidenten Osmani. “Na vjen mirë që po e shohim marrëveshjen e fundit midis Kosovës dhe Serbisë që përfshin njohjen e ndërsjellë të dokumenteve zyrtare, por edhe hapat e vështirë që duhen të ndërmerren nga të dyja palët”, tha Murphy pas takimit me të parën e shtetit.

Leave a comment