Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Qeveria miraton 2 miliardë euro për zonat e prekura nga përmbytjet!

E547E8CD-6572-4111-BA0F-A640791404D8

Qeveria italiane ka miratuar 2 miliardë euro për dëmet që shkaktuan përmbytjet në zonën e Emilia-Romagna. Kryeministrja Giorgia Meloni njoftoi investimin pasi vizitoi qytetet në rajonin e  Emilia-Romagna, ku përmbytjet morën 14 jetë dhe mijëra të tjerë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Paketa e ndihmës do të përfshijë gjithashtu pezullimin e pagesave të taksave dhe faturave të shërbimeve gjatë muajve të ardhshëm. Qeveria ka parashikuar 580 milionë për fondin e urgjencës deri në 90 ditë, 298 milionë për një dëmshpërblim deri në 3 mijë euro për të vetëpunësuarit që u është dashur të pezullojnë aktivitetin.

“Ky dekret përfshin ndërhyrjet e para urgjente dhe shumë thelbësore për zonën. Dekreti parashikon pezullimin e afateve në lidhje me pagesat e taksave dhe sigurimeve shoqërore deri më 31 gusht. Në përgjithësi, kjo dispozitë e parë parashikon një ndarje prej mbi 2 miliardë eurosh për zonat e prekura nga përmbytjet. Në situatën aktuale në të cilën ndodhet Italia, të gjesh 2 miliardë euro brenda pak ditësh nuk është një gjë e lehtë”, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Përmbytjet bënë që 36,000 njerëz të zhvendoseshin, shkatërruan bujqësinë lokale dhe goditën prodhimin blegtoral. Guvernatori i Emilia-Romagna Stefano Bonaccini vlerësoi koston e dëmtimit të rrugës në 1 miliard euro.

Leave a comment