Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fitore mbi Prindi 1 dhe 2, avokati: Gjykata i dha të drejtë Pastorit Akil Pano, nuk ka diskriminim!

prindi

Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kundër Pastorit Akil Pano, lidhur me iniciativën e komunitetit LGBT që kërkonte zëvendësimin e prindërve me termin Prindi 1 dhe Prindi 2.

Ndërkohë avokati Erald Aga ka qenë i ftuar sot në emisionin “Me Xhaxhiun” për të folur më shumë në lidhje me këtë cështje.

Ai tha se gjykata i dha të drejtë Pastorit, pasi nuk kishte diskriminuar komunitetin e LGBT.

Ndërkohë shtoi se argumentat e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ishin të dobëta dhe me prova të sajuara.

Aga: Ishim përballë lirisë së fjalës, besimit dhe ndërgjegjes. Është një çështje që ka nisur 2 vite përpara dhe ka të bëjë me disa qendrime që pastori Akil Pano kishte mbajtur në dy emisione.

Këto qëndrime të tij u konsideruan nga komisioneri si një diskriminim që pastori kishte bërë ndaj komunitetit.

Sot gjykata pranoi pretendimet e Pastorit dhe tha se nuk ka diskriminim dhe Komisioneri ka gabuar ne vendimin e tij.

Argumentat e Komisionerit ishin shumë të dobëta, prova të sajuara dhe se emisionet që u ishte referuar, ishin shkëputur tërësisht nga koncepti.

I bëj thirrje komisionerit që të zbatojë ligjin, të mos bëjë vetëm të një pjese të caktuar, të diskriminuar nuk janë vetëm anëtarët e LGBT por vetë këta diskriminojnë të tjerët.

Related Posts

Leave a comment