Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ledri Vula tregon nëse do të pranonte të bëhej pjesë e Big Brother VIP Albania 3

auto_ledd1685175908

Ditë më parë reperi i njohur, Ledri Vula organizoi një mbrëmje për miqtë dhe kolegët për të promovuar albumin më të ri “1 GOAT për ty”.

Përveç për albumin, Ledri mes tjerash foli edhe për mundësinë për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 3.

Në një prononcim për Shqipëria Live, Vula i pyetur nëse e sheh si opsion futjen në edicionin e tretë të BBVA, ai tha se ndonëse do e kishte të lehtë qëndrimin brenda shtëpisë, nuk do të ishte i përshtatshëm për lojërat dhe intrigat që ndodhin aty.

“Se di, ndoshta do më donin shumë, ose s’do më donin hiç. Të tregoj të drejtën në Big Brother do ta kisha pas të lehtë sepse jam tip introvert më pëlqen të rri shumë në shtëpi, po intrigat, lojërat e fjalët nuk më bëjnë përshtypje, nuk do të isha pjesëmarrës në lojë”, u shpreh Ledri.

Ndërkohë, theksojmë që në album reperi ka përfshirë gjithsej 14 këngë të reja, mes tyre edhe disa bashkëpunim me artistë si: Mozzik, Buta, Lyrical Son, MC Kresha, Capital T, Lumi B, Singi e Vig Poppa.

Duetin me Mozzik “Boom Boom”, dyshja e lansuan bashkë me videoklip në të njëjtën ditë me albumin.

Projekti po pritet mirë dhe brenda dy ditëve ka grumbulluar më shumë se dy milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Related Posts

Leave a comment