Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Në media publikohet video e përdhunimit të një vajze në Shkodër, reagon Policia

-640-0-65a87561cf194b3cc1467d2952c189bf

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të një video tronditëse nga ‘JOQ’.

Nga pamjet e publikuara një i ri i ka kërkuar nipit të tij ta filmojë teksa ai përdhunon një vajzë.

Siç edhe dëgjohet nga video, që në mënyrë skandaloze është publikuar në disa portale, vajza ulëret që ai të ndalojë, por është e pamundur.

Policia në njoftimin e saj shkruan se ka siguruar videon origjinale dhe fton qytetarët që kanë informacion për këtë ngjarje të raportojnë.

“Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, sapo janë njohur me një video të publikuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqet nje shtetas që kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, duke u filmuar nga një shtetas tjeter, janë vënë menjëherë në lëvizje dhe vijon puna hetimore për përcaktimin e vendit dhe kohës kur ka ndodhur ky rast, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve përgjegjës.

Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë administruar në cilësinë e provës materiale, videon origjinale të dërguar në portalin JOQ.

Policia e Shtetit fton qytetarët që kushdo që ka informacion mbi këtë rast, të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë”, bën me dije Policia.

Ndërkohë, Policia duket se nuk do të marrë asnjë masë ndaj portalit që publikoi videon e përdhunimit.

Autoriteti i Medias Audiovizive gjithashtu ka heshtur, për publikimin e kësaj video të rëndë.

Related Posts

Leave a comment